Sakte.net / e Martë 20 Shtator / 11:20
Federata Ndërkombëtare e Futbollit si duket po aplikon standarde të dyfishta.
Përfaqësuesja e futbollit të Kosovës ka bërë kërkesë në emër të futbollistëve për ndryshimin e kombëtareve.
Disa prej futbollistëve të tillë si Granit Xhaka, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri dhe Shani Tarashaj kanë marrë përgjigje negative me arsyetimin se kanë luajtur me kombëtaren zvicerane, transmeton Telegrafi.
E përditshmja serbe “Kurir” ka bërë të ditur se futbollisti i Stoke Cityt ka vendosur të luajë për Serbinë.
“Ashtu është, Bojan ka pranuar të luaj për ekipin tonë Përfaqësues. Nga Federata e Futbollit të Serbisë është bërë gati dokumentacioni për dorëzim në FIFA, dhe presim një përgjigje së shpejti”, ka thënë një burim i afërt me Federatën Serbe të Futbollit.
Kujtojmë se ish sulmuesi i Barcelonës ka lindur në Spanjë dhe ka luajtur edhe një ndeshje për ekipin e parë të Spanjës.