Fillojnë efektet, Trump: Do të deportojmë 2 deri 3 milionë imigrantë

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, në një intervistë për “60 minuta” që do të transmetohet e plotë sot në mbrëmje, ka thënë se ai do të angazhohet që të deportoj 2 deri në 3 milion imigrantë pa dokumente, sapo të nis punën, shkruan Indepndent, transmeton zeri.info.

“Çfarë ne do të bëjmë është kjo. Njerëzit që janë kriminel dhe kanë dosje kriminale, anëtarët e bandave, dilerët e drogave, ku shumë prej këtyre njerëzve, mbase dy milion, mund të jenë edhe tre, do të depërtohen nga shteti ose do të  burgosen”, ka thënë Trump, për “60 minuta”. transmeton zeri.info.

Presidenti i ri nuk ka përfunduar me kaq. “Ne do t’i largojmë ata jashtë vendit. Ata janë këtu ilegalisht”, ka përfunduar Trump. Intervista e plotë do të jepet sot pas mesnatës me kohën lokale të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme