Fitoi medaljen e artë, politikanët shqiptarë përgëzojnë xhudisten Distria Krasniqi

Xhudista Distria Krasniqi e cila fitoi Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike në Tokio ka marrë mesazhe të shumta nga politikanët shqiptar.

Ish-kryeminstri Sali Berisha shkruan në postimin e tij:

‘Sukses fantastik! Distria Krasniqi fitoi medaljn e Arte! Triumfoi edhe ne finale! Sukses i jashtezakonshem. Urimet me te perzemerta! Sb’

Image

Ndërsa Kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha, teksa ka ndarë foton e sportistës shkruan: Krenari

Image

Kreu i qeverisë, Edi Rama duke publikuar dy foto të xhudistes, e ka përgëzuar dhe e ka quajtur “luaneshë”.

Image

Kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti ka falënderuar sportistes që bëri krenar të gjithë.

Në garën e parë në Lojërat Olimpike, Kosova fiton medaljen e artë.Faleminderit që po bëni krenar secilin prej nesh. Me zemër jam me ju në Tokio’ shkruan në postim Kurti.

Image