Fiton Brazili, Neymar shënon gol të çmendur (VIDEO)

Kombëtarja e Brazilit ka mposhtur kombëtaren e Uruguait me rezultat 1-3.

Ishte Edinson Cavani ai i cili shënoi golin e parë nga pika e bardhë por ish anëtari i Tottenham, Paulinho barazoi rezultatin 1-1 në minutën e 18, dhe kështu përfundoi pjesa e parë, shkruan GazetaBlic.com

Në pjesën  e dytë Paulinho edhe njëherë shenoi për epërsin e parë të Brazilit 1-2 në minutën e 52, dhe në minutën e 74 anëtari i Barcelonës, Neymar tregoi aftësit e tij kur shënoi një super gol përballë portierit të Uruguait.

Rezultatin përfundimtar në këtë takim e vendosi Paulinho i cili shënoi edhe golin e tretë personal në këtë super duel të eleminatorëve për botërorin “Russia 2018”.

Pas kësaj fitore Brazili ka grumbulluar 30 pikë dhe renditet në vendin e parë, Uruguai është i dytë me 23 pikë./GazetaBlic.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme