Fitore e thellë e Norrkopingut, Prishtinës i mungoi përvoja

Norrkopingu e ka fituar përballjen me FC Prishtinën, të cilën e mposhti me rezultat të thellë, 5:0, falë pesë golave të shënuar në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Bardhekaltrit ishin më kërkues, por nuk ia dolin ta shënonin së paku golin e nderit. Ekipit kosovar i mungoi përvoja dhe këtë e sfhrytëzuan 13 herë kampionët e Suedisë. Bardhekaltrit do të kërkojnë paraqitje më të mirë në ndeshjen e kthimit.

– Prishtina rrezikon me Mërgim Nezirin, por gjuajtjen e tij e pret portieri suedez. Bardhekaltrit po rrezikojnë më shumë në pjesën e dytë.

– Lorik Boshnjaku e pati një goditje të fuqishme, por topi shkoi pranë portës.

– Fillon pjesa e dytë. Prishtinasit do të mundohen të mos pësojnë gola dhe eventualisht ta shënojnë ndonjë gol të nderit.

– Mbyllet pjesa e parë me dominimin e Norrkopingut, i cili shënoi pesë gola. Nga ana tjetër po vërehet mungesa e eksperiencës së Prishtinës, e cila luan për herë të parë në Evropë, edhe pse tentoi disa herë t’i rrezikonte suedezët.

– Norrkopingu e gjeti golin e pestë me Sebastian Andersson. Minuta e 40-të.

– 4:0 për Norrkopingun. Shënoi Karl Holmberg (31′).

– Norrkopingu shënoi dy gola brenda dy minutave. Realizoi në minutën e 26-të Niclas Eliasson, 3:0.

– Norrkopingu e gjen edhe golin e dytë në minutën e 25-të me golin e Sebastian Andersson, 2:0.

– Suedezët po tregohen të rrezikshëm, kurse prishtinasit po mundohen me kundërsulme të rrezikojnë eventualisht.

– Norrkopingu kalon në epërsi në minutën e 10-të përmes David Moberg Karlsson, 1:0.

Image

Image

– Lojë e shkëlqyer e Prishtinës, rrezikon nga e majta, por Shend Kelmendi nuk mundi ta plasonte topin në rrjetë.

– Liridon Leci rrezikoi nga gjuajtja e lirë.

Image

Image

– FC Prishtina e shkroi historinë duke debutuar në garat evropiane. Bardhekaltrit do të mund të llogarisin në mbështetjen e tifozëve shqiptarë. Prishtina po luan me fanella të kuqe.

Image

– Skuadrat e Norrkopingut dhe Prishtinës kanë dalë në fushë dhe janë të gatshme për ta nisur ndeshjen e rrethit të parë kualifikuese të Europa Leagues. /Zëri/

Image

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme