Fitorja e 5-t radhazi për Los Angeles Lakers-at

Ndeshje pa shumë rëndësi në mbrëmjen e NBA. Kur po i drejtohemi fundit të sezonit të rregullt, ka mbetur për tu përcaktuar vetëm se cila do të jetë skuadra që do të pozicionohet e 8-ta në Konferencën e Lindjes ndërmjet Chicagos dhe Miamit sepse të gjitha dilemat e tjera pothuajse janë zgjidhur.

Falë suksesit me shifrat e thella 103-76 ndaj Charlotte Hornets, Atlanta Hawks siguroi vendin e 5-t në Konferencën e Lindjes. Në Philips Arena skuadra nga Georgia zgjidhi gjithcka që në pjesën e parë. Me 19 pikë, 12 rebound dhe 1 asist Dwight Howard ishte më i miri mbi parket për Atlantën.

Fitore pa vlerë për Denver Nuggets në American Airlines Center. Skuadra nga Colorado imponoi ritmin e saj ndaj vendasve të Dallas Mavericks por tashmë vendi i 8-të dhe i fundit që të kualifikon në play-off në Konferencën e Perëndimit, është pronë e Portland Trail Blazzers. 109-91 në favor të Nugetts ishte rezultati i sfidës. Dallas konfirmoi edhe njëherë tjetër se ky sezon ishte totalisht i dështuar për skudrën teksane. Dirk Nowitzki nuk plaket kurrë sepse ishte lojtari më i mirë i ndeshjes për Mavericks pasi koleksionoi në total 21 pikë.

Fitorja e 5-t radhazi për Los Angeles Lakers. 16-herë kampionët e NBA u kujtuan me vonesë për të reaguar në këtë sezon. Në Staples Center kalifornianët kaluan me rezultatin 108-96 New Orleans Pelicans për meritë edhe të veteranit Metta World Peace autori i 18 pikëve në këtë ndeshje. Gjithsesi Lakers-at pavarësisht këtyre 5 fitoreve rresht do ta mbyllin sezonin në vendin e parafundit të Konferencës së Perëndimit.