Flet mbrojtësi i Izraelit para ndeshjes të së shtunës: Kosova është e fuqishme, ne e duam pozitën e dytë

Mbrojtësi izraelit: Kosova është e fuqishme, ne e duam pozitën e dytë.

Mbrojtësi i Izraelit, Miguel Vitor ka folur para ndeshjes së të shtunës me Kombëtaren e Kosovës, në nismë të kampanjës kualifikuese për Euro 2024.

Ai i ka lavdëruar “Dardanët”, për të cilët thotë se kanë kualitet thuajse të njëjtë me izraelitët, ndërsa nuk e fsheh synimin për ta mbyllur Grupin I në vendin e dytë, pasi konsideron se pozita e dytë është “e rezervuar” për Zvicrën ende pa nisur eliminatoret.

“Ne mezi presim ta nisim kampanjën e re në shtëpi. Nuk e kemi studiuar ende Kosovës. Edhe pse është një shtet i ri, ka lojtarë të shkëlqyer që luajnë në ekipe kualitative. Ne do t’i studiojmë ata gjatë kësaj jave, por ne e dimë se është një ekip i fuqishëm”, deklaroi fillimisht mbrojtësi izraelit për mediumin e atjeshëm “Walla”, përcjell “Gazeta Express”.

“Ne nuk kemi qenë në një turne të madh qe më shumë se 40 vjet, kështu që është normale që nuk jemi favoritë në grup, pra duhet të jemi realistë. Kosova e ka një ekip të nivelit tonë. Ne mund të përfundojmë në vendin e dytë. Ne do të nisim gjithçka në shtëpi dhe është gjithmonë e rëndësishme ta nisim kampanjën me tri pikë, pra për të mos humbur pikë në shtëpi. Zvicra është favorite për t’u kualifikuar dhe atje janë 2-3 ekipe që do të luftojnë për vendin e dytë, e ne jemi një prej tyre. Do të përballemi me kundërshtarë të fuqishëm dhe me kualitete të larta, të cilat duhet t’i respektojmë”, vazhdoi ai.

Kosova do të përballet me Izraelin të shtunën në udhëtim, kurse të martën tjetër do ta presë Andorrën në Prishtinë.

Edhe “Dardanët” do të mundohen ta sigurojnë kualifikimin në Euro 2024.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme