Në media u tha se reperi Stresi ndodhej në Kosovë dhe ishte strehuar në shtëpinë e mikut të tij, me të cilin publikoi dhe një foto në Instagram.
Albert Krasniqi i cili njihet për miqësinë me Stresin dhe djemtë e Babastars, kishte postuar një fotografi me Stresin, duke lënë të kuptohet se Stresi fshihej tek ai.
Por sipas Lajmi.net kjo gjë nuk është e vërtetë.
“Jo, Stresin nuk jam duke e mbajtur unë! Thjesht jemi takuar për të pirë nga një kafe, por, nuk e di se ku po qëndron”, është shprehur ai.