Formacionet e mundshme: Real Madrid- Barcelona

Nga ora 21:00, në “Alfredo di Stefano” do të përballen rivalët më të mëdhenj në Spanjë, Real Madridi me Barcelonën.

Kjo ndeshje do të jetë shumë vendimtare sa i përket titullit në Spanjë, pasi Barça ka 65 pikë, kurse Reali 63.

AS ka publikuar tashmë formacionet e mundshme të të dy skuadrave.

Reali do të luajë me 11-shen e njëjtë me të cilën e mundi 3-1 Liverpoolin në Champions League, do të mungojnë sërish Varane, Ramos, Carvajal dhe Hazard.

Në anën tjetër, Barça e Ronald Koeman ka rikuperuar Gerard Piquen që sipas AS, mund të startojë sonte.

Koeman do të luajë me formacionin 5-3-2, duke e lënë në stol Antoine Griezmannin.