(Foto) Ermal Fejzullahu ndan momentin më emocionues nga arratisja romantike në Itali…

E martë, 18 Tetor 2016   –   Sakte.net 

Këngëtari Ermal Fejzullahu prej kohësh është mjaft aktiv edhe në rrjete sociale. Atij i pëlqen që përveç fotografive nga koncerte të ndajë shpesh herë me ndjekësit edhe momente të veçanta që kalon me familjarët e tij, bashkëshorten dhe tre fëmijët.

Por këtë herë, postimi ka qenë paksa ndryshe nga herët e tjera. Ermal Fjezullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana festojnë 8 vjetorin e martesës së tyre. Ata kanë vendosur të bëjnë një ‘arratisje romantike’ në Itali me rastin e kësaj feste që ndajnë me njëri tjetrin.

“Nga Italia me dashuri. 8 vite martesë…Të dua!” – është shprehur Ermali teksa çifti kanë pozuar pranë kullës së Pizës.

ermali

Ermali dhe Ariana duken mjaft bukur së bashku, të mendosh edhe që janë prindër të 3 vogëlushëve simpatikë njësoj sikurse ata!