FOTO/ Taulant Xhaka ka një mesazh të veçantë për Kosovën
4 vjet më parëE shtune, 12 Nentor 2016 – Sakte.net /
Taulant Xhaka nuk e harron Kosovën
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka uruar fat Kosovës për ndeshjen kundër Turqisë, që zhvillohet duke filluar nga ora 18:00.
“Sot luan edhe Kosova kundër Turqisë. I uroj me zemër sa më shume fat. Ishalla me fitore. Suksese Kosovë”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Ndërkaq Shqipëria luan mbrëmjen e sotme në ‘Elbasan Arena’ përballë Izraelit, duke filluar nga ora 20:45.