Fotografia e shumë komentuar e princit William, shfaqet vetëm me të birin në ditën e baballarëve (Foto)

 

Ky imazh i publikuar në profilin zyrtar të Kensington Palace në Twitter, ka ngjallur reagime të shumta, dhe kjo për shkak se në ditën e baballarëve, djali i Lady Dianës, vendosi të publikojë vetëm një fotografi.

“U uroj gjithë baballarëve një ditë të lumtur”, shkruhej në mbishkrimin e fotografisë së princit William.

"Ne ishim shumë të afërt, pastaj lindi Harry! Martesa jonë po shkonte poshtë", rrëfimi i princeshës Diana drejt ngjitjes në mbretëri (Foto)

Por, ky postim i tij është pasuar me komente të shumta nga ndjekësit, “Ku është Charlotte?”, pyesnin shumica prej tyre.

Polemika u shkaktuan për faktin se William publikoi një fotografi ku shfaqej vetëm i vogli George, duke përjashtuar të voglën e shtëpisë.

Kjo është dhe arsyeja që ka bërë fansat të revoltohen, të cilët e cilësuan si anashkalim mos-publikimin e një fotografie të princit bashkë me vajzën e tij. /Telegrafi/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme