Fund karriere për CR7? Rrezikon 6 vite burgim për evazion

Cristiano Ronaldo rrezikon së paku 6 vite burgim. Kjo është të paktën deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të autoritetit të taksave në Spanjë, shkruan Top-Channel.

Jose Maria Mollinedo e bëri këtë koment shokues për radion “RAC1”, ku theksoi edhe ashpërsinë e akuzave për evazion fiskal.

Gazeta “El Mundo” raportoi gjatë kësaj jave se Ronaldo kishte larguar të paktën 126 milionë paund të ardhura nëpër parajsa fiskale, siç janë ishujt britanikë Virgin, që prej vitit 2009.

Agjencia e yllit të Realit të Madridit, “Gestifute” ka mohuar me forcë pretendimet, ndërkohë që publikoi edhe dokumentet që provojnë pafajësinë e Ronaldos, siç beson ajo.

Megjithatë, Mollinedo, një prej figurave më të shquara të autoritetit spanjoll të taksave, deklaroi se Ronaldo rrezikon realisht të përfundojë prapa hekurave.

“Informacionet në lidhje me Cristiano Ronaldon tregojnë se ai mund të ketë fshehur më shumë se 150 milionë paund të ardhura të taksueshme. Ne do të hetojmë këtë krim të rëndë fiskal, gjë që do të sillte si rezultat dënimin me burg për secilin vit mosdeklarimi. Nëse inspektimi i hapur bëhet fjalë për 3 vite, atëherë ai rrezikon të paktën 6 vite burg”, shtoi ai.

Megjithatë ka edhe një “por”. “Nëse ata pranojnë ligjërisht faktet dhe paguajnë mbrapsht sasinë e fshehur të taksave brenda dy muajsh nga hapja e hetimit, atëherë periudha e ndëshkimit mund të reduktohet”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme