Gabigol: Jam i lumtur për debutimin
4 vjet më parëSakte.net / e Hënë 26 Shtator 2016 / 11:54
Më në fund ka ardhur edhe debutimi i Gabriel Barbosas te Interi.
Për këtë braziliani u shpreh shumë i lumtur dhe shpreson që së shpejti të shijon edhe fitoren e parë me Nerazzurrët.
“Nuk ishte rezultati i dëshiruar, por jam i lumtur me debutimin. Tifozët më kanë magjepsur”.
“Në fillim isha pak i nervozuar, për më pas u qetësova. Debutimi ka ardhur në një moment të mirë të skuadrës. Të luash për Interin është diçka ndryshe, jam shumë i lumtur. Shpresoj të përshtatem shpejt, të luaj si sot dhe të arrijmë fitore”, ka thënë Gabigol.
Vlen të theksohet se braziliani debutoi në barazimin 1-1 ndaj Bolognas.