Bill Gates ka paralajmëruar se sistemet emergjente të botës ende nuk janë aq të forta që të përballen me një epidemi të gripit vdekjeprurës.
Miliarderi Bill Gates ka shfaqur shpresën sot se vitin e ardhshëm bota nuk do të goditet nga epidemi vdekjeprurëse të gripit.
Bashkë-themeluesi i Microsoft tha se virusi i Ebolas dhe Zikas treguan se infrastruktura shëndetësore globale kishte ende vend për përmirësim, raportoi BBC.
“Kur ne e kemi parë Ebolën dhe tashmë edhe virusin Zika, e kemi kuptuar se ne ende nuk kemi bërë mjafueshëm”, tha Gates.