Gati dy super-transferime, Milani do të luftojë për titull edicionin e ardhshëm (FOTO)

Milani do të futet fuqishëm në merkaton e verës.

Pronarët e rinj të klubit që pritet të marrin në dorëzim shumë shpejt aksionet që do të blejnë nga Berluskoni, duket se i kanë idetë e qarta.

“Tuttosport” shkruan se Karim Benzema është objektivi primar i Milanit për të forcuar sulmin. Sulmuesi i Real Madrid do të përfitojë 9 milionë euro në sezon nëse kalon te Milani, ndërsa “Los Blancos” do të mbushnin arkat e klubit me 60 milionë euro që kuqezinjtë do të paguanin për francezin në rast se arrihet marrëveshja.

Por, nëse Benzema nuk shkon te Milani, drejtuesit e klubit kuqezi kanë një tjetër objektiv. Bëhet fjalë për Aleksandër Laccazete, i cili po shkëlqen me Lionin në Francë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme