George W. Bush ka frikë se do të jetë presidenti i fundit republikan

Ish presidenti amerikan, George W. Bush u ka thënë një grupi këshilltarëve dhe njerëzve të afërm se ai ka frikë se mund të jetë presidenti i fundit republikan.

Vërejtja e presidenti i 43-të të SHBA-ve ishte bërë në një tubim në Dallas, në muajin prill, raporton CNN.

Ai në këtë tubim u kishte thënë stafit dhe administratës së tij se po sheh perspektivë të zbehtë të partisë Republikane në një kohë kur gara kryesohej nga Donald Trump dhe senatori Ted Cruz.

“Jam i brengosur me faktin se unë mund të jem presidenti i fundit republika”, u kishte thënë Bush njerëzve të tij të afërm, transmeton lajmi.net.

Bush, si dhe babai i tij, ish presidenti George H.W, Bush, si dhe vëllai i tij, kandidati për president i këtij viti nga Republikanët, por që dështoi të merrte nominimin, Jeb Bush, nuk do të marrin pjesë në Konventën Kombëtare Republikane në Kliveland.

Republikanët i kanë humbur zgjedhjet presidenciale në vitin 2012 ku për kandidat kishin Mitt Romney, si dhe ato të vitit 2008 me kandidat senatorin John McCain.

Në zgjedhjet presidenciale amerikan që mbahen në shtator pritet të përballen Hillary Clinton e demokratëve dhe Donald Trump i republikanëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme