Që 20 vite ishin bashkë në një grup, por, Getoar Selimi dhe Agon Amiga kanë prishur raportet mes vete.
Nëse hyjmë në llogarinë e Instagramit të Agonit, nuk ka asnjë postim të këngës së re të Getit dhe kjo për shkak të prishjes së këtyre raporteve.
Akoma nuk bëhet e ditur arsyeja mirëpo, edhe pse bashkë në koncerte, dyshja nuk po flasin mes vete.
Tashmë pritet të shihet nëse Agoni përfundimisht do dal nga Babastars, pasi veç emrin ‘Babastars’ e ka hequr nga Instagrami i tij.