Nora Gjakova ka mposhtur me ippon garuesen britanike Bekky Livesey për të kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Europian që po mbahet në Warshaw të Polonisë. Gjakova në gjysmëfinale të kategorisë deri në -57 kilogramë do të përballet me francezen Priscilla Gneto. Gjakova në raundin e dytë mposhti polaken Anna Borowska.