Gjiganti anglez kontakton Ronaldon

Manchester City ka kontaktuar Cristiano Ronaldon rreth një transferimi të mundshëm.

Emri i sulmuesit portugez padyshim se është më i përfoluri këto dy ditët e fundit në futbollit botëror.

Gazeta AS konfirmon dëshirën e Ronaldos për largim nga Reali (Foto)

Kjo vjen pas ‘bombës’ së lëshuar nga mediat portugeze dhe spanjolle se Ronaldo ka paralajmëruar Realin se dëshiron të largohet nga Spanja këtë verë.

Me të kuptuar dëshirën e portugezit, shumë klube të mëdha evropiane janë vënë pas tij, si Milani dhe PSG.

Gazeta spanjolle kërkon pasardhësin e Ronaldos, tifozët e Reali zgjedhin Mbappen para Neymarit (Foto)

Megjithatë, sipas Don Balon, është edhe skuadra e Manchester City që e ka kontaktuar Ronaldon pasi ka mësuar se ai është duke kërkuar të largohet nga Real Madridi.

Sulmuesi portugez ka lidhje të forta me rivalët e Cityt, Manchester United, dhe ka qenë i lidhur me një kthim në Old Trafford, por Pep Guardiola është i etur të transferoj CR7 në Etihad Stadium. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme