Golf VIII arrin në 2018-n

Gjenerata aktuale e shtatë e Volkswagen Golf, e prezantuar në vitin 2012, edhe gjatë këtij muaji do të pësojë ndryshime moderne me një vështrim të rifreskuar e cila do të përfshijë teknologji të reja dhe sisteme për ndihmë të shoferit.

Ndërkohë, revista e njohur gjermane “Auto Bild” është duke u marrë me Golf VIII, promovimi i të cilit pritet të mbahet gjatë vitit 2018.

Sipas “Auto Bild”, Golf VIII do të bazohet në platformën e Volkswagenit, MQB, që do të thotë se ky model do të peshojë 35 deri 70 kilogramë më pak se 7-shi, transmeton Koha.net. Golfi i ri do të jetë më praktik, më i fuqishëm, më ekonomik si dhe më i gjerë, pra do të ketë më shumë hapësirë në interier.

Edhe sipas disa mediave tjera thuhet se Golf VIII do të jetë më i gjerë dhe më i ulët për dallim nga modeli aktual Golf VII.

Sa i përket eksterierit, nuk priten ndryshime shumë të mëdha për dallim nga Golf VII.

Ndërsa sa i përket motorit, mund të priten motorët benzinë (ndër të tjera edhe motori 1.0-litër me tre cilindra) dhe dizel, si dhe versionet elektrike dhe hibride (me kombinime të tilla si benzinë-elektri dhe dizel-elektrik).

Vëmendje të veçantë tërheqë njoftimi se motorët benzinë 1.5-litër Turbo dhe dizel 1.5-litër TDI do të fillojnë të jenë pjesë të Golf VII të ridizajnuar. Natyrisht, sikurse deri tani në ofertë do të vazhdojë të jetë edhe versioni karavan.

Gjenerata e re e Volkswagen Golf, po ashtu, pritet të vijë me sistemin e ri infotainment, ekran head-up, frenat automatike, teknologjinë për kontroll me gjeste, instrument-tabelën digjitale, etj.

Në ofertë do të jetë edhe versioni sportiv Golf GTI dhe Golf R, ky i fundit me 420 kuajfuqi. Po ashtu, përmendet edhe versioni Golf GTI pug-in hibrid.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme