Google do të hetohet nga BE-ja për shkelje të rregullave të konkurrencës

Kompania e kërkimit online Google do të përballet me një hetim më të gjerë nga Bashkimi Evropian, dy vjet pasi rregullatorët kryen hetime lokale, duke thënë se kompania theu rregullat e konkurrencës.

Google po akuzohet se ka favorizuar teknologjitë e veta të reklamimit, duke ndërhyrë në hapësirën e kompanive të tjera rivale, njofton Bloomberg.

Hetimi gjithashtu do kontrollojë nëse Google ua bllokojë padrejtësisht hyrjen konkurrentëve të saj teknologjikë, duke ua vështirësuar qasjen në të dhënat e publikut.

“Jemi të shqetësuar që Google ua vështirësoi konkurrentëve qasjen në shërbimet e reklamimit online. Shërbimet e reklamimit në internet primare sesi Google dhe reklamuesit fitojnë para nga shërbimet e tyre në internet”, ka thënë zyrtarja për çështje të tilla nga BE-ja, Margrethe Vestager.