Google shet 1 milion telefona Pixel

Google duket se ka shitur më shumë se një milion telefona Pixel, nëse iu besohet të dhënave nga Play Store.

 

Në Play Store kohë më parë janë regjistruar më shumë se një milion instalime të Pixel Launcher, i cili është ekskluzivisht i pranishëm në telefonin e mençur të Google.

Kjo në teori nënkupton se në botë mund të jenë në përdorim të paktën një milion telefona të mençur Pixel, transmeton Ars Technica.

Natyrisht, këto të dhëna duhet marrë me rezervë, pasi që një numër i caktuar i telefonave kthehet ose shërben vetëm për testim.

Megjithatë, të dhënat gjithsesi tregojnë në atë se Google, nëse asgjë tjetër, atëherë është afër shitjes së një milion telefonave.

Edhe nëse nuk ka kaluar shifrat e përmendura në momentin kur The Verge editoi artikullin, është e mundshme që kjo të ndodhë ndërkohë.

Google nuk ka bërë të ditur të dhëna zyrtare të shitjes së telefonit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme