Google sjell Pixel dhe Pixel XL në tetor

Sakte.net / e Hënë 19 Shtator / 12:36

Google pritet të lansojë dy pajisjet e reja Pixel dhe Pixel XL në muajin e ardhshëm, pajisje këto që do të zëvendësojnë linjën Nexus.

Në ndërkohë, Google Pixel është parë online në Geekbench dhe kështu ka konfirmuar disa prej specifikave të spekuluara deri më tani.

Pajisja do të vijë me një verzion të procesorit Qualcomm Snapdragon 820, edhe atë spekulohet se do të jetë modeli i fundit i procesorit, Snapdragon 821.

Pixel pritet të ketë RAM memorie prej 4 gigabajtëve, ekran prej 5.1” dhe sistemin operativ Android 7.1 Nougat.

Google pritet të lansojë dy pajisjet e reja më 4 tetor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme