Greta Koçi befasohet me një tufë lule, nuk e zbulon personin që ia dhuroi (Foto)

Këngëtarja Greta Koçi ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri në tregun muzikor.

Megjithatë kjo pauzë e saj nuk do të zgjasë edhe shumë, pasi shumë shpejt këngëtarja pritet të publikojë projektin e saj më të ri.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku herë pas here ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në Instagram Story ku shfaq një buqetë me lule, që mesa duket i kanë ardhur befasi nga një person, të cilin nuk ka dashur të zbulojë.

“Vetëm për mua”, shkruan këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar sa e lumtur ndjehet që ka marrë një dhuratë të tillë. /Telegrafi/

Greta Koçi befasohet me një tufë lule. Foto nga Instagram Story.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme