Griezmann: Ky futbollist do ta fitojë “Topin e Artë” (FOTO)

E shtune, 12 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Sulmuesi i Atleticos nuk ka dyshime se këtë edicion Ronaldo i meriton gjitha çmimet individuale, derisa tha se pas tij qëndron Leo Messi, për faktin se ai është i unik.

Ylli i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, është duke shijuar në maksimum formën nëpër të cilën po kalon, i cili ka shkëlqyer në vitin 2016 me klub dhe Kombëtare.

Së fundmi ai është zgjedhur i treti më i mirë në botë nga Goal.com, pas fituesit Cristiano Roanldo dhe Luis Suarez, i cili u rendit i dyti.

Sulmuesi i Atleticos nuk ka dyshime se këtë edicion Ronaldo i meriton gjitha çmimet individuale, derisa tha se pas tij qëndron Leo Messi, për faktin se ai është i unik.

“Cristiano Ronaldo është favorit, pasi fitoi dy tituj të rëndësishëm, pastaj vjen Leo Messi, i cili është unik”, u shpreh fillimisht Griezmann.

“Ronaldo dhe Messi janë përbindësha, dy legjenda. Brenda 10 viteve, të gjithë do të thonë se askush nuk mund të arrijë në nivelin e tyre. Unë do të mundohem që t’iu afrohem atyre sa më shumë dhe të rritëm si lojtar me kalimin e viteve, për t’u bërë një ditë lojtari më i mirë në botë nëse është e mundur”, shtoi Griezmann.