Hakeri amerikan sulmon faqen e ministrisë ruse, lë aty një paralajmërim për Putin

E hënë, 24 Tetor 2016  –  Sakte.net

Një haker amerikan, i cili e quan veten “The Jester”, ka sulmuar faqen e internetit të Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, në shenjë hakmarrje për sulmet ndaj objektivave amerikane, shkruan “CNN”.
Mbrëmjen e të premtes, “The Jester “ arriti të hynte në faqen e internetit të ministrisë ruse. Dhe ai la një mesazh: “Mjaft sulmuat amerikanët”.

“Shokë! Ne po ndërpresim mbarëvajtjen e websitit të ministrisë së Punëve të Jashtme ruse për t ‘ju sjellë mesazhin e mëposhtëm, tejet të rëndësishëm – shkroi ai – Ju mund të jeni në gjendje të habisni  kombet që ju rrethojnë, por kjo është Amerika. Askush nuk është i impresionuar ketu!.”
‘MID.ru’ është website zyrtar i agjencisë ruse, raporton syri.net, që është i ngarkuar ne mbajtjen e diplomacisë ndërkombëtare te këtij vendi, e barabartë me Departamentin Amerikan të Shtetit.

Theksojme se qeveria amerikane ka  fajësuar Rusinë për ndërhyrje në politikën amerikane. Agjencitë e inteligjencës ruse janë akuzuar se kanë sulmuar emailet e Komitetit Kombëtar Demokrat, të publikuara nga WikiLeaks.

Rusia dhe presidenti Vladimir Putin kanë mohuar përfshirjen.
“The Jester” nuk harroi gjithashtu të linte një shkrim për Putin.
“Le të flasim më të vërteta tani, unë e di se cfar keni bërë  – shkroi ai  -Tani merruni më puntë tuaja…para se të më humbasi durimi.”
Në të kaluarën, Jester ka marrë sulmuar faqet e xhihadistëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme