Hakmerret Golden State, turpëron Cleveland-in

Aty ku Cleveland një sezon më parë festoi fitimin e titullit të parë kampion në Nba, pikërisht në Oracle Arena të Okaland-it, skuadra nga Ohio pëson edhe humbjen më të rëndë të këtij edicioni. Hakmarrja është një pjatë që serviret në pjatë të ftohtë dhe këtë gjë bërë Golden State Warriors që iu fal paraqitjes së tre yjeve të saj për të dominuar ndaj Cavaliers me rezultatin e thellë 126-91. Ishte një ndeshje pa shumë histori dhe me vetëm një drejtim ajo që u zhvillua në Oakland sepse të besuarit e trajnerit Steve Kerr dominuan në sulm dhe mbrojtje duke mos i dhënë asnjë shans Lebron James-it me shokë, për të bërë dicka në këtë ndeshje. 35 pikë avantazh në një sfidë ku basketbollistët e Golden State ishin të saktë në 50,5 % të godijeve ndërsa koleksionuan edhe 58 rebound dhe 37 asist. Pikëshënuesi më i mirë i sfidës rezultoi Klay Thompson me 26 pikë, i ndjekur nga Kevin Durant me 21 dhe Stephen Curry me 20. E ashquajtura Big-Three ishte shumë më efikase në radhët e Golden State sesa te Cleveland, pasi Durant-Curry-Thompson lanë në hije tre yjet e Cavaliers, James-Irving-Love. Kjo ishte fitorja e 35-t sezonale për Golden State dhe humbja e 11-të për Cleveland, megjithatë të dyja skuadrat kryesojnë të pashqetësuara konferencat respektive.

Nëse nuk shkëlqen Rusell Westbrook, Oklahoma City Thunder e ka të pamundur të fitojë. Mvp-ja i All Star Game edhe pse rezultoi pikëshënuesi më i mirë, në Kaliforni zhvilloi një ndeshje normale dhe nga ky fakt përfitoi Los Angeles Clippers që shkatërroi Oklahomën, me rezultatin e thellë 120-98. 24 pikët e Westbrook ishin të pamjaftueshme për City Thunder, ndërkohë që Clippers në krahun tjetër iu fal lojës së mirë të dyshes, Speights- J.J Reddick, të cilët të dy së bashku koleksionuan në total 43 pikë.

Vijon momenti i shkëlqyer për Boston Celtics. Me një Isaiah Thomas në formë fantastike skuadra më e titulluar e Nba mposhti edhe Charlotte Hornets me shifrat 108-98, duke blinduar vendin e 3-të në Konferencën e Lindjes. 35 pikë realizoi ylli i Cetlics në një ndeshje të cilën skuadra vendase se vendosi asnjëherë në diskutim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme