Hallerbos, pylli i kaltër në Belgjikë

E hënë, 24 Tetor 2016  –  Sakte.net

Hallerbos, po ashtu i njohur dhe me emrin Pylli i kaltër, është një pyll në Belgjikë, që në pranverë mbulohet nga miliona lule të llojit – zymbyli i egër.

Ky pyll fantastik, çdo vit, në muajt prill dhe maj, transformohet në një peizazh përrallor. Ndërkaq, mes shtresës së gjerë të luleve ndodhen shtigjet gjarpëruese – ku njerëzit mund të kënaqen duke shëtitur në këtë ambient të mahnitshëm.

Krahas aromës së zymbylave, vizitorët mund të kënaqen edhe duke vështruar lepujt dhe drerët, që nuk janë të paktë në këtë pyll.

Fenomeni i “pyjeve të kaltra” nuk është i rrallë në Evropë, mirëpo Hallerbos dallon për shkak të dendësisë së drurëve dhe bukurisë së luleve – por dhe për shkak të qasjes së lehtë në të, sepse ndodhet fare pranë Brukselit. /NGJYRA.COM/

Hallerbos pylli 0002Hallerbos pylli 0003Hallerbos pylli 0004Hallerbos pylli 0006Hallerbos pylli 0007Hallerbos pylli 0008Hallerbos pylli 0009Hallerbos pylli 0012Hallerbos pylli 0010Hallerbos pylli 0011Hallerbos pylli 0014Hallerbos pylli 0015Hallerbos pylli 0005