Ozcan Deniz është një ndër më të paguarit në Turqi, por thotë se nuk është i lumtur në dashuri. Qëkur është shfaqur në skenë, turku 44 vjeç, aktor, këngëtar, tekstshkrues dhe regjisor, konsiderohet si më i paguari në Turqi.
Është i martuar me aktoren Handan Deniz, është person i dashur dhe shumë i sinqertë. Për veten e tij thotë se femrat e pëlqejnë, pasi, sipas tij, është “i dashur dhe simpatik. Nuk i gënjen”. Në jetë, më së shumti ka frikë prej pamundësisë së të menduarit, të punuarit dhe të jetuarit.
Në këtë zanat, aktori turk është që nga mosha nëntë vjeçe. Në shtëpi jeton me vëllain e madh, e të tjerët shkojnë e vijnë. Filmi i fundit i tij me titull “Sevimli Tehlikeli” pritet në muajin shkurt, por duhet cekur faktin se i njohur u bë me paraqitjen e tij në filmin “Një pjesë e imja”. Kur bëhet fjalë për karrierën prej një këngëtarit, ai thonë se “nuk ka vend në Turqi ku nuk kam mbajtur koncert. Njoh secilin kënd të Turqisë, jam i afërt me secilin”.
Kur është pyetur se çfarë mund të presim nga ai përmes filmit të fundit, ai thotë: “Ky film është xhiruar me aktorë të papërvojë. Këtu do ta shikoni anën time prej regjisorit. Për qëllim kam publikun midis 13 dhe 40 vjeçe”. Kur pyetet për dashurinë, ai thotë: “Kurrsesi të më kap ai zjarr. Mund të them se, më nuk dua të jem në lidhje në të cilën nuk besoj se do të zgjasë”.