Haxhi Krasniqi tregon muskujt para përballjes me Abrahamin (FOTO)

Boksieri shqiptar, Haxhi Krasniqi i njohur si Robin Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka treguar se është në një formë të shkëlqyer fizike në prag të përballjes me boksierin armen me shtetësi gjermane, Arthur Abraham.

Një foto e shkrepur nga Eroll Popova, boksieri shqiptar tregon muskujt e jashtëzakonshëm të shpinës, transmeton Koha.net. Kurse ka shkruar se kanë mbetur edhe shtatë ditë deri te përballja me Abrahamin.

Image

Robin do të përballet me Abrahamin më 22 prill në Erfurt të Gjermanisë, në një meç eliminator për titullin e botës në versionin WBO në kategorinë super të mesme.

Krasniqi në ringun profesionist ka 46 fitore (17 KO) e katër humbje. Abraham 37-vjeçar ka 45 fitore (30 KO) e pesë humbje.

Krasniqi është pjesë e kompanisë së njohur gjermane SES Boxing. Në rast se mposht Abrahamin më 22 prill, atëherë do të ketë rastin të ndeshet me superyllin meksikan Gilberto Ramirez, që është kampion i versionit WBO.

© KOHA.