Henandez drejt largimit nga Milani për 70 milionë euro, Maldini gjen zëvendësuesin e tij me parametra zero

Theo Hernandez mund të largohet nga Milani.

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez është njëri nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë për momentin.

Që nga transferimi i tij në San Siro, Theo ka gjetur formën e duhur dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.

Theo ka luajtur 32 ndeshje këtë sezon te Milani duke realizuar 3 gola dhe 5 asistime.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Reali synon rikthimin e Theos në Bernabeu dhe se Perez është i gathshëm të ofrojë 70 milionë euro.

Rosonerët janë të hapur ta lënë të lirë Theon për një shifër të tillë, ndërsa Maldini e ka gjetur tashmë zëvendësuesin.

Sipas Calcio Mercato, Maldini e ka piketuar mbrojtësin e Benfikës, Alex Grimaldo si zëvendësuesin ideal.

Grimaldo do të jetë futbollist i lirë në verë dhe Maldini ka kontaktuar tashmë agjentin e spanjollit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme