Hillary Clinton fajëson FBI-në për humbjen e saj

Hillary Clinton ka fajësuar ndërhyrjen e FBI-së përmes hetimeve për të gjatë kampanjës, për humbjen e saj në garën për president e SHBA-ve, transmeton Klan Kosova.

Njoftimi i James Comey për rihapjen e hetimeve për përdorimin e e-mail privat përderisa ishte sekretare e shtetit amerikan, disa ditë para zgjedhjeve, ka ndaluar momentumin e kampanjës, ka deklaruar Clinton.

Kandidatja nga radhët e demokratëve ishte duke biseduar përmes telefonit me disa nga donatorët e partisë, incizim ky i cili ka rrjedhur në media.

Ndërsa protestat për kundërshtimin e fitores së Donald Trump janë duke vazhduar.

Rreth 2,000 persona kanë marshuar nëpër Manhattan, New York, duke thirrur “nuk është presidenti im” përderisa ishin drejtuar tek rrokaqielli ku edhe jeton Trump.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme