Hiqen nga rrugët e Evropës tre milionë makina ‘Mercedes-Benz’ me naftë

Prodhuesi gjerman i makinave “Daimler”, i dyshuar për fshehjen e nivelit të ndotjes, njoftoi të martën tërheqjen e mbi tre milionë makinave me naftë të markës “Mercedes-Benz” në Europë.”Për të përmirësuar me efikasitet nivelin e shkarkimeve të gazit të shumë modeleve, ‘Daimler’ ka vendosur të tërheqë vullnetarisht mbi tre milionë automjete ‘Mercedes-Benz”, theksoi në një njoftim “Daimler”.

 

Sipas medias gjermane prodhuesi i makinave “Daimler” kishte manipuluar dy modele motorësh për t’i bërë të dukeshin më pak ndotës gjatë kontrolleve, një nismë e ngjashme me kompaninë tjetër gjermane “Volkswagen”.

“Kompania që prej një dekade, nga viti 2008 në 2016, kishte shitur në Europë dhe ShBA automjete me një nivel të lartë shkarkimesh ndotjeje dhe të paautorizuar”, shkruante në editorialin e saj e përditshmja “Suddeutsche Zeitung”, që ka bashkëpunuar me stacionet rajonale NDR dhe WDR për hetimin e rastit

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme