Historia e trishtuar e stadiumit më unik në futboll (FOTO)

Nuk janë të rralla rastet kur fotografi të shumta të stadiumit ‘Float at Marina Bay’ në Singapor pushtojnë rrjetet sociale.
 Stadiumi njihet si njëri ndër më unikët në botë, shkaku i dizajnit që ka.

Fusha e këtij stadiumi është e vendosur në ujë, dhe ka vetëm një tribunë për tifozë.

Por storia e këtij stadiumi, shumë shpejtë mund të kthehet në storiet më të këqija që mund të keni dëgjuar për stadiumet.

Ndonëse tifozët e futbollit i shijojnë fotografitë, ata nuk po shijojnë asnjëherë atë që është më e rëndësishme, një ndeshje futbolli.

Nga koha e hapjes së tij në vitin 2007,  aty është zhvilluar vetëm një ndeshje amatore, dhe shpesh herë fusha e tij është përdorur për organizime të koncerteve.

Kjo ka bërë që edhe të mendohet shkatërrimi i stadiumit, dhe kjo pjesë të shfrytëzohet për gjëra tjera.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme