Historia e vërtetë e dashurisë mes Messit dhe Antonellas

Si lindi dashuria mes Leo Messit dhe Antonella Roccuzzo? Pse lojtari më i mirë në botë ka zgjedhur një vajzë nga lagjia e tij, vajzën e pronarit të një supermarketi?

E gjitha ka filluar në vitin 1996, kur Messi dhe Lucas Scaglia, kushëri i Antonella dhe bashkëlojtar në nivelet më të ulëta të Newell, bashkë me bashkëshorten aktuale të yllit argjentinas, filluan të shoqërohen shumë në Rosario.

Leo, asokohe ishte vetëm nëntë vjeç, por ndjeu dashuri për të bijën e pronarit të zinxhirit të supermarketeve në Rosario. Megjithatë, ata që e njohin, nuk harrojnë se, qysh i vogël, Leo shkroi disa letra, në të cilat njoftonte se një ditë Antonella do të jetë e dashura e tij.
Ky fakt nuk ishte zbuluar derisa Messi mbushi 21 vjeç dhe zyrtarizoi marrëdhënien me Antonella. Ai ishte i ftuar në programin “Hat Trick Barça”, në televizionin katalanas (TV3). Në janar të vitit 2009, Messi formalizoi marrëdhëniet e tij me Antonella Roccuzzo, pa e përmendur atë.

Drejtuesit e emisionit televiziv e pyetën “A ke një të dashur?”. Dhe Leo Messi u përgjigj: “Po, e kam një të dashur, por është në Argjentinë. Në të vërtetë jam shumë mirë në këtë drejtim, jam i qetë.” Që nga ajo kohë, Antonella Roccuzzo, e cila gjithmonë ka mbajtur një marrëdhënie të ngushtë me Leon, ishte e lidhur tashmë me jetën e Messit, transmeton Telesport.al.

Ai moment shërbeu që të dy ta forconin marrëdhënien, por zgjodhën ta mbajnë gjithçka private. Messi u kthye në Barcelonë, ndërsa Antonella filloi të studiojë për stomatologji në Universitetin Kombëtar të Rosarios, duke ia lënë në dorë dashurinë e tyre komunikimit social.

Antonella e ka pranuar publikisht marrëdhënien e saj me Messin më 20 korrik 2007. Megjithatë, konfirmimin se marrëdhënia e tyre është themeluar tashmë, e ka dhënë para “World Cup 2010”, kur Roccuzzo udhëtoi për herë të parë në Barcelonë dhe u vendos në shtëpinë e Leo Messit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme