Horoskopi 15 Tetor 2016

Sakte.net / E shtune, 15 Tetor 2016  –  10:27

Dashi (21 mars- 19 prill)

Do të shpenzoni pjesën më të madhe të ditës duke ju përkushtuar një organizate që i dedikohet një kauze shumë të rëndësishme për ju. Ju karakterizon shpirti human dhe keni dëshirë që të bëni ndryshme. Nuk prisni asnjë përfitim monetar prej kësaj, por vetem përfitim shpirtëror.

Demi (20 prill- 19 maj)

Sot ka shumë mundësi që të organizoni një aktivitet me kolegët tuaj dhe përveç tyre do të jetë i pranishëm dhe partneri/ja juaj. Mundohuni ta shijoni sa më shumë mbrëmjen dhe në fund me siguri do të keni krijuar marrëdhënie të afërta me shumicën prej tyre.

Binjakët (20 maj- 20 qershor)

Dëshironi ta jetoni jetën sipas idealeve tuaja apo ashtu siç ju thonë të tjerët? Ka ardhur momenti që të bëni vetë zgjedhjet tuaja dhe të mos fokusoheni tek ajo që të tjerët duan për ju. Duke ndrydhur dëshirat tuaja, nuk do keni asnjëherë mundësi ta njihni veten. Mos u shqetësoni, pasi çfarëdo zgjedhje të bëni, personat tuaj më të afërt, do ju mbështesin.

Gaforrja (21 qershor- 22 korrik)

Kohët e fundit keni menduar shumë për çështjet romantike. Nëse nuk jeni të përfshirë në një marrëdhënie, keni shumë dëshirë që të krijoni një. Sipas shenjave, romanca do të jetë prioriteti juaj për disa kohë. Sigurohuni që të bëni zgjedhjen e duhur.

Luani (23 korrik- 22 gusht)

Sot keni nevojë të kaloni kohë me miqtë tuaj, kështu që organizoni një aktivitet argëtues, ku dhe të keni mundësi të bisedoni me njëri-tjetrin. Gjithashtu, kjo është një mënyrë e mirë për të ritakuar persona, me të cilit kishit kohë pa komunikuar. Përveç punës, është e rëndësishme që të mos harroni dhe prioritetet e tjera.

Virgjëresha (23 gusht- 22 shtator)

Nëse jeni single, një person i veçantë do ju tërheqë vëmendjen. Ndodhet shumë pranë jush dhe ka të gjitha cilësitë që ju kërkoni tek një mashkull. Mund ta takoni në një mënyrë shumë të pazakontë dhe do përfundoni duke kaluar shumë kohë bashkë. Por kini kujdes që të mos i përshpejtoni gjërat.

Peshorja (23 shtator- 22 tetor)

Nëse jeni single dhe në kërkim të dashurisë, sot mund ta gjeni në mënyrë fare rastësore. Do e gjeni veten të tërhequr pas një personi krejt të panjohur për ju. Nëse ky është personi i duhur, do e kuptoni menjëherë. Jepini vetes një mundësi për të filluar diçka të re.

Akrepi (23 tetor- 21 nentor)

Po ngriheni në karrierë çdo ditë e më shumë dhe kjo ju bën të ndjeheni të plotësuar. Merrni disa ditë pushim për të menduar të gjitha mundësitë që ju janë ofruar dhe të arrini të bëni zgjedhjen e duhur. Zgjidhni atë që ju duket më e favorshme.

Shigjetari (22 nentor- 21 dhjetor)

Sot do ju kapë vëmendjen një organizatë, qëllimet e së cilës janë të njëjta me tuajat. Përfitoni nga kjo mundësi për të mësuar gjëra të reja dhe për tu aftësuar në fusha të ndryshme. Dilni nga rutina e zakonshme.

Bricjapi (22 dhjetor- 20 janar)

Ju duket sikur diçka po ju pengon në rrugën që keni nisur. Po filloni të humbisni besimin në vetvete dhe e keni të vështirë të fokusoheni tek puna juaj. Mos lejoni që kjo tju stepë. Jepini vetes forcë dhe përballuni me përgjegjësitë që ju takojnë. Duke larguar frikën dhe duke guxuar, do i arrini shumë shpejt qëllimet që i keni vënë vetes.

Ujori (21 janar- 19 shkurt)

Sot mesa duket qënka dita e dashurisë. Dhe ju do të përfshiheni në një romancë me një person të cilin asnjëherë nuk e keni parë me atë sy. Mos u shqetësoni shumë për të ardhmen, por shijoni momentin. Nëse ai/ajo nuk është personi i duhur për ju, do të keni plot mundësi të tjera.

Peshqit (20 shkurt- 20 mars)

Keni patur disa probleme në lidhje me çështjet e dashurisë, por kjo situatë përfundon sot. Personi juaj i zemrës është i gatshëm që të zgjidhë çdo konflikt mes jush dhe po përpiqet që gjërat të kthehen si më parë. Kjo marrëdhënie do të funksionojë nëse jeni të hapur me njëri-tjetrin. Mësoni të doni të tjerët pavarësisht të metave që kanë.