Horoskopi 18 tetor 2016

E martë, 18 Tetor 2016   –   Sakte.net 

Dashi

Sot do i besoni verbërisht intuitës tuaj. Mund të jeni të dobishëm në shumë çështje. Në këtë mënyrë do gjeni shpejt një përgjigje për pyetjet që kanë kolegët tuaj për sa i përket punës suaj. Në çështjet personale subkoshienca juaj do ju pëshpëritë në çaste të vështira dhe në situata të komplikuara.

Demi
Në ditën e sotme demat do rifitojnë ortakërinë e biznesit të tyre. Partneri juaj i mëparshëm do e kuptojë se kjo aleancë ka nevojë për riformim. Do bini dakord vetëm nën kushtet që janë optimale për ju.

Binjakët
Sot binjakët do punojnë nën kushte shumë të rehatshme psikologjike. Një person në punën tuaj të cilin nuk e duroni dot do e pushojnë dhe do e zëvendësojnë me një të ri. Personi i ri do jetë pa eksperiencë kështu që do ju duhet ju t’ia tregoni punët. Në këtë mënyrë do bëni një mik të ri.

Gaforrja
Sot do ju duhet të merreni me një problem familjar. Kjo vështirësi do bëhet e dukshme në jetën e vëllait, motrës, mbesës ose nipit tuaj. Gjatë orëve të punës do flisni me të në telefon, për ta pyetur si është.

Luani
Sot do keni një tërheqje të lartë fizike. Të gjithë do i vënë re rezultatet e dietës suaj të re (madje dhe dikush që ju ka injoruar për një kohë të gjatë). Ky person do ju ftojë në një darkë romantike. Ju do pranoni, por pa u emocionuar, me vetëbesimin tuaj do vendosni se ky person nuk është i denjë për shoqërinë tuaj.

Virgjëresha
Do karakterizoheni nga mendjemadhësia e tepruar sot. Do ju lihet në dorëzim një projekt premtues dhe do jeni partnerë me një nga anëtarët me më pak përvojë të stafit. Do merrni në dorë të gjitha aspektet kryesore të punës, duke injoruar këshillën e partnerit tuaj dhe kjo do rezultojë gabim i madh.

Peshorja
Sot do vini në punë diplomacinë tuaj të lindur. Në punë do ju duhet të adresoni një çështje kontroversale dhe që ta bëni këtë do ju duhet të gjitha njohuritë e psikologjisë humane. Në fund do ia dilni shkëlqyeshëm me detyrën që iu është caktuar dhe do merrni falënderimet më të sinqerta nga menaxherët tuaj.

Akrepi
Në ditën e sotme akrepat do mund të përmbushin dëshirat e tyre të ngurta dhe fantazitë në pamje të parë. Do e mbyllni ditën në shoqërinë e një personi që gjithmonë ju është dukur si një ëndërr e paarritshme. Më në fund do i thoni si ndiheni dhe ata do ju thonë se ndjejnë të njëjtën gjë. Ky do jetë fillimi i marrëdhënies suaj.

Shigjetari
Shigjetarët nuk do jenë shumë të kujdesshëm sot. Do harroni diçka në shtëpi, gjë që ju duhet për punën dhe pak më vonë do përfshiheni në detyrën më të rëndomtë. Pak e nga pak do merrni një ton më serioz, por fytyra e ngrysur e personit tuaj të zemrës do ju dalë para syve. Do ju kujtohet papritmas një skandal që ju ka ndodhur së fundmi dhe fakti që tani jeni të ndarë.

Bricjapi
Përbërësit emocionalë të lidhjeve tuaja do jenë gjëja më e rëndësishme sot. Në punë do zgjidhni si partner dikë që personaliteti i të cilit ju lë mbresa. Në mbrëmje do shkoni për pazar në dyqanet që ju duken më të bukurit dhe do bëni blerje të panevojshme.

Ujori
Do filloni një projekt të madh financiar. Do vini kapitalin tuaj në vijë dhe nuk do pendoheni për këtë vendim. Në mbrëmje idetë tuaja do ju bëhen të qarta dhe do ju ofrojnë një jetesë të rehatshme.

Peshqit
Në ditën e sotme peshqit do fillojnë të grumbullojnë kimikate, ushqime dhe sende të tjera të panevojshme. Do kuptoni se kompania juaj ka ndërmend të pushojë një pjesë të madhe të stafit në ditët e ardhshme. Që të jeni të sigurt financiarisht, ju do i ndaloni të gjitha shpenzimet e tepërta.