Horoskopi për ditën e hënë – 19 shtator 2016

Horoskopi ditor për diten e hënë – 19. shtator 2016

DASHI21. mars – 20. prill

Jeta juaj ne çift do jete me e mire se ndonjëherë tjetër. Do jeni te kujdesshëm për çdo detaj dhe do e bëni partnerin te ndihet për mrekulli. Beqaret ka mundësi te kenë disa takime fantastike gjate mesditës. Nëse përfitojnë shume gjera do ndryshojnë për ta. Ne planin financiar Marsi do ju nxite te jeni me te kujdesshëm dhe me te matur. Gjendja do filloje te stabilizohet.

DEMI21. prill – 21. maj

Pas një periudhe disi delikate për çiftet sot me ne fund do rilinde dielli. Do jeni me te logjikshëm dhe madje do i kuptoni edhe disa gabime qe keni bere. Beqaret do bien dakord me miqtë për te dale neper takime dhe ka mundësi qe te fillojnë shpejt edhe lidhje. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, por duhet te keni besim tek vetja qe t;i mbani te stabilizuara.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Kjo e sotmja do jete një ditët vërtet e veçante për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ju beje një propozim qe do ju lere me goje hapur dhe do ju pëlqejë jashtëzakonisht shume. Beqaret do kenë konflikte te vazhdueshme me disa kolege ne pune dhe nuk do e kenë mendjen tek dashuria. Ne planin financiar do keni fat me shumice kështu qe shfrytëzojeni rastin.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Sot nuk do keni shume kohe te lire për ta kaluar me partnerin tuaj kështu qe për te mos pasur keqkuptime me mire flisni hapur me te dhe sqarojani situatën. Beqaret do e kenë serish te vështirë ta gjejnë princin e tyre te kaltër kështu qe do mbeten ende vetëm. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni dhe nga shpenzimet qe do kryeni.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Shprehini sa me shume ndjenjat ju te dashuruarit nëse doni ta mbani afër atë qe keni ne krah. Po e late pas dore dikush tjetër mund t’ua “rrëmbejë”. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te njihen me disa persona me te cilët shpejt do i bëjnë gjerat serioze. Financat do dini si t’i menaxhoni dhe për këtë sektor nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Dite e mbushur me harmoni dhe alegri ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni vërtet si neper ëndrra dhe nuk do keni për çfarë te qaheni. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare, jo vetëm për lidhje serioze. Ne fakt sot mundësitë nuk do mungojnë aspak. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, por me pak menaxhim mund t’iu dilni mbanë.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Pas një periudhe disi te vështirë për ata qe janë ne një lidhje, sot gjerat do fillojnë te stabilizohen. Do jeni me te logjikshëm dhe nuk do ja hidhni për çdo gjë fajin tjetrit. Beqaret me ne fund do realizojnë takimin për te cilin kane ëndërruar gjithmonë. Saturni do ju ndihmoje te jeni me te matur me shpenzimet dhe gjendja do vazhdoje te mbetet e mire.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Nen ndikimin pozitiv te Marsit, jeta juaj ne çift do jete e begate sot. Do e surprizoni partnerin, por nga ana tjetër as ai nuk do ndalet se ju beri te buzëqeshni. Beqaret do e gjejnë papritur shpirtin e tyre binjak dhe jeta do ju marre tjetër drejtim. Financat do jene goxha te mira nëse tregoheni te matur dhe te kujdesshëm ne çdo moment. Bëjini me kujdes llogarite para se te shpenzoni.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Dite harmonike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ju ndodhin gjera te jashtëzakonshme dhe do ndiheni mire ne çdo çast. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për ta kërkuar dashurinë dhe do preferojnë te qëndrojnë te vetmuar. Financat do vazhdojnë te mbeten te paqëndrueshme dhe ju duhet te tregoheni te kujdesshëm me çdo shpenzim.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Komunikimi qe keni ne çift do jete i shkëlqyer dhe nuk do lejoje qe mes jush te lindin kontradikta. Te gjithë do ju kenë zili edhe për qetësinë. Beqaret do jene te hapur ndaj çdo ftese qe do ju behet dhe ka mundësi te mendojnë edhe për një lidhje. Buxheti here pas here do lere për te dëshiruar. Mos u druani te kërkoni ndihme nga personat me te afërt.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Do e thelloni edhe me shume lidhjen me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Do zbuloni një ane tjetër te karakterit te partnerit qe do ju beje ta dashuroni edhe me shume atë. Beqaret nuk duhet te hedhin hapa pa i njohur mire personat. Pamja fizike ndonjëherë zhgënjen. Gjendja e te ardhurave ka për te mbetur e qëndrueshme dhe mund ta kryeni pa frike çdo lloj shpenzimi.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Pritet qe kjo e sotmja te jete një dite e qete për ata qe janë ne një lidhje. Do bashkëbisedoni për çdo gjë me partnerin dhe do gjeni zgjidhje edhe për problemet e vogla te mbartura prej kohesh. për beqaret do ndizet fuqishëm pasioni dhe bota ne sytë e tyre do marre tjetër kuptim. Merkuri mund te sjelle vështirësi te vogla ne planin financiar, por nuk duhet ta lëshoni veten.