Humbja në finale nga Interi, Pioli befason me këtë deklaratë

Milani përmbyll një javë zhgënjyese, që nisi me eliminimin nga Kupa e Italisë, vijoi me barazimin në transfertën ndaj Lecces dhe u konkretizua me dështimin në Superkupën e Italisë ndaj Interit.

Kuqezinjtë zhgënjyen totalisht dhe u mposhtën 3-0 në një ndeshje pa histori, teksa trajneri Stefano Pioli pranoi se pjesa e parë ishte e mbushur me gabime dhe aspak në lartësinë e Milanit të zakonshëm.

“Bëmë një pjesë të parë jo në lartësinë e duhur. Gabuam qasje, vendosjen, mënyrën se si sulmonim e gjithçka tjetër. Provuam të ndryshojmë në pjesën e dytë, por nuk bëmë mjaftueshëm për të shmangur humbjen. Nuk po kalojmë momentin tonë më të mirë dhe kjo është e dukshme. Tani duhet të shohim përpara dhe të kthehemi shpejt në Milanin e zakonshëm”, u shpreh Pioli

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme