Hungaria ofron 40 milionë euro kredi për ndërtimin e stadiumit të ri të Kosovës

Sakte.net / e Martë 20 Shtator / 09:18

Qeveria e Hungarisë është e gatshme t’i ofrojë Qeverisë së Kosovës kredi pa kamatë për të realizuar projektin më të madh sportiv – ndërtimin e stadiumit kombëtar të Kosovës.

Oferta e Qeverisë hungareze është përcjellë nga një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së këtij vendi, që u prit ditë më parë nga ministri i Kulturës, i Rinisë dhe i Sportit (MKRS), Kujtim Shala.

Kjo është konfirmuar të hënën nga zyrtarë të MKRS-së. Por burime të Kohës Ditore njoftojnë se Hungaria ka vënë edhe një kusht – që kompania fituese e tenderit për ndërtimin e stadiumit të jetë nga Hungaria, gjë që nuk është konfirmuar nga askush në MKRS.

Sipas MKRS-së, takimi i radhës me Qeverinë hungareze do të jetë në tetor dhe aty mund të sqarohet shumëçka për fatin e stadiumit nacional, i planifikuar të ndërtohet në Bërnicë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme