Hysaj: E vështirë të fitojmë të gjitha ndeshjet

Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj thotë se ekipi i tij duhet të provojë t’i fitojë të gjitha ndeshjet, megjithatë është i vetëdijshëm se një gjë e tillë është shumë e vështirë të ndodhë.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se është në rregull, pasi kishte pësuar një lëndim me kombëtaren shqiptare, transmeton Koha.net.

“Kam pasur një problem me gjurin, por ajo ka kaluar dhe tani ndihem mirë. Është e rëndësishme për neve që të fitojmë, dhe çfarë ndodh pas kësaj nuk është problem. Duam të fitojmë secilën ndeshje dhe në fund të shohim se çfarë thotë tabela. Ne jemi në një formë të mirë, dhe mundohemi të bëjmë maksimumin, është një garë fantastike për titull edhe për fansat gjithashtu dhe duam të fitojmë diçka”, është shprehur Hysaj për Mediaset.