I rezistoi konkurrencës së “Facebook” ndër vite, shitet rrjeti social

Në Dhjetor të 2018-ës Verizon tha se do të pastronte sajtin duke ndaluar përmbajtjet për të rriturit.

Ky vendim erdhi pasi Apple e përjashtoi aplikacionin nga App Store pasi u zbulua pornografi e fëmijëve.

Verizon do të shesë Tumblr dy vite pasi e bleu rrjetin social si pjesë e blerjes 4.8 miliardë dollarëshe të Yahoo, transmeton shekulli.al.

Themeluar në 2007 si një prej sajteve të parë të mikroblogimit, Tumblr u ble nga Automattic, kompania e shërbimeve të uebit e mirënjohur për platformën e blogimit WordPress.com, për një çmim të fshehtë.

Shefi ekzekutiv i Automattic konfirmoi blerjen në një postim në profilin e tij personal të Tumblr. Shefi ekzekutiv i Tumblr tha se ishte i emocionuar për zhvillimet e reja dhe më të shumti ishte i emocionuar për drejtimin e ri që mund të marrë mbarë komuniteti i Tumblr nga kjo blerje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme