Ibra vazhdon kontratën me Milanin, bën një gjest të madh

Ibrahimovic rinovon me Milanin, e pranon edhe uljen e pagës

Zlatan Ibrahimovic pritet që të mbetet edhe më gjatë te Milani.

“Sky Sport Italia” ka raportuar se sulmuesi suedez ka vendosur për të rinovuar kontratën me kampionët e Italisë.

Ibrahimovic thuhet se do të vazhdojë kontratën me “Rossonerët” edhe për një sezon.

40-vjeçari momentalisht është lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Milanin zyrtarisht i skadoi më 30 qershor.

Ibrahimovic do të jetë jashtë fushave për 6 deri në 7 muaj shkaku i lëndimit në gju, por kjo nuk i penguar palët për të zgjatur bashkëpunimin.

Ish-sulmuesi i shumë klubeve të mëdha evropiane thuhet se ai do të pranojë edhe të marrë pagë më të ulët me kontratën e re.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme