Ibrahimovic debuton me dy gola të bukura, La Galaxy fiton me meritë të tij duke u rikthyer nga 0-3 në 4-3

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic ka bërë një debutim ëndrrash tek skuadra e tij e re, LA Galaxy.

Ibrahimovic e përfundoi transferimin e tij tek skuadra amerikane gjatë fundjavës së kaluar nga Manchester Unitedi.

Por, impakti i sulmuesit suedez tek LA Galaxy u vrenjt qysh në ndeshjen e tij debutuese ndaj rivalëve lokal të Los Angeles FC.

Kjo pasi LA Galaxy arriti të fitojë derbin lokal me rezultat 4-3, duke u rikthyer nga disavantazhi  prej tri golave.

Fitorja e LA Galaxy ishte e gjitha meritë e Ibrahimovicit, i cili posa u inkuadrua në lojë arriti t’i shënoj dy gola dhe t’ia sigurojë fitoren.

Festa e Ibrahimovicit tek goli i parë (Foto: LA Galaxy/Twitter)

Goli i parë i sulmuesit kontrovers ishte i hatashëm pasi ai shënoi një supergol nga një distancë rreth 35 metra duke e lënë të shtangur portierin kundërshtar.

Ky gol i Ibrahimovicit erdhi në minutën e 77-të apo vetëm gjashtë minuta pas debutimit të tij si rezervistë.

Kur pritej që ndeshja të përfundoj me barazim 3-3, Ibrahimovic u shfaqe përsëri duke shënuar me kokë në minutën e katërt shtesë dhe duke ia siguruar fitoren ekipit të tij me rezultat 4-3.