Iniesta harron humbjen me Juven: Ky është qëllimi ynë tani…

Andres Iniesta dëshiron që t’i jap kurajo bashkëlojtarëve të tij pas eliminimit nga Liga e Kampionëve duke kërkuar që tani të përqëndrohen në luftën për titullin e kampionit në La Liga.

Real Madrid dhe Barcelona takohen këtë të diel në ‘Santiago Bernabeu’ dhe me një fitore të mundshme të katalunasve, do të ktheheshin në garë për titull.

“Ne nuk ishim mjaftueshëm efektiv dhe kjo na kushtoi. Është zhgënjyese të eleminohesh nga Liga e Kampionëve, por të fitojmë La Ligan është qëllimi ynë dhe ne duhet të nisim nga triumfi në Bernabeu”, tha Iniesta pas eliminimit. /Sovrani. info/