Inter-Barcelona, shënohet gol fantastik në fund të pjesës së parë

Përfundon pjesa e parë, Inter 1-0 Barcelona: Gol i bukur nga Calhanoglu.

Ka përfunduar pjesa e parë mes Interit dhe Barcelonës me rezultat 1-0 në Giuseppe Meazza.

Ishte Hakan Calhanoglu në minutën e shtatë që rrezikoi portën e Marc-Andre ter Stegen, më pas vendasit tentuan edhe me anë të Henrikh Mkhitaryan (20′), por goditja e tij u bllokua nga një mbrojtës. Në minutën e 29-të Joaquin Correa shënoi, por goli iu anulua për pozitë jashtë loje.

Ousmane Dembele në minutën e 36-të rrezikoi portën e André Onanas, por jo seriozisht.

Kur të gjithë menduan se pjesa e parë do të përfundonte pa gola, në minutat shtesë në skenë doli Calhanoglu, i cili tundi rrjetën kundërshtare me një gol nga distanca.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme