Inter gjen zëvendësuesin e Skriniar për 80 milionë euro

Marotta është gjeni: Skriniar largohet, në vend të tij vjen ylli 80 milionësh.

Një tjetër kryevepër nga Marotta.

Milan Skriniar, është futbollisti më i përfolur ditët e fundit, pas lajmit se ka arritur marrëveshje për ta vazhduar karrierën te PSG.

Skriniar sipas të gjitha gjasave do të transferohet në Paris verën e ardhshme, pasiqë Inter ka refuzuar ofertën prej 10 milionë eurove nga PSG për shitjen e sllovakut në këtë afat kalimtar.

Mediat italiane, shkruajnë se Beppe Marotta e ka gjetur zëvendësuesin e Skriniar në Premier League.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Manchester United, Harry Maguire, i cili nuk bën pjesë në planet e Ten Hag.

Inter synon huazimin e Maguire me opsion blerjeje dhe marrëveshja me United pritet të arrihet me lehtësi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme