INTERI DO TË MARRË LEO MESSIN

Interi ka propozuar për të nënshkruar me Leo Messin, yllin argjentinas të Barcelonës. Presidenti i “Pirelli”, Marco Tronchetti, ka sugjeruar të vendosen kontakte dhe të shihet se çfarë mënyre është më e mira për ta marrë Leo Messin. Siç është raportuar nga gazeta italiane “Il Corriere dello Sport”, Interi synon të përfitojnë nga situata (rrugë pa krye) për çështjen e rinovimit të Leo Messit, për ta bindur sulmuesin argjentinas të vishet zikaltër.

Një bast vërtet interesant. Kjo është ëndrra që ka pranuar se e ka Marco Tronchetti, presidenti i “Pirelli”. Duke folur për këtë gazetë, ai ka pranuar se “ëndrra e tij është Leo dhe ndonjëherë ëndrrat bëhen të vërteta”. “Unë gjithmonë e shikoj jetën me besim dhe e di se ndonjëherë ëndrrat vijnë e bëhen të vërteta”, – këmbënguli presidenti i “Pirelli” gjatë prezantimit të kalendarit 2017. Aty, megjithatë, ka shumë për të thënë, sepse grupi kinez, i cili ka 70% të klubit italian, për të nënshkruar me Leo Messin dhe për t’ia vjedhur atë Barcelonës nevojitet një investim i rëndësishëm ekonomik.” Por, kjo gjë, për Marco Tronchetti, nuk do të përbënte problem, nëse do të jetë e nevojshme. Kujtojmë se Leo Messi tashmë ka filluar që të ketë kontakte me Barcelonën për të rinovuar kontratën e tij aktuale, e cila përfundon në vitin 2018.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme