Interi është afër transferimit të Matteo Darmian nga Manchester United
Matteo Darmian pritet të ndahet nga Manchester United gjatë këtij muaji, pasi nuk bën pjesë në planet e Jose Mourinhos.
Sipas The Sun, Interi është afër transferimit të mbrojtësit italian nga Manchester United, përcjell Express.
Një burim i The Sun ka zbuluar se italiani është duke kërkuar një shtëpi në Milano. Interi pritet ta largoj Davide Santonin për t’ia bërë një vend në skuadër ish anëtarit të Torinos. /Express/